Koreja e Veriut e ka përshkruar të bijën adoleshente të Kim Jogn-un si një top lidere.
Kjo gjë e përforcon statusin e saj si pasardhëse e diktatorit, raporton The Telegraph.
Kim Ju Ae është përshkruar “si person i madh për udhëheqëse”, emër që zakonisht ju referohet krerëve të lartë, thotë një raport lidhur me vizitën e saj në një fermë serrë.
“Persona të mëdhenj udhëheqës, bashkë me kuadrot e Partisë, qeverisë dhe ushtrisë, dolën rreth fermës”, thuhej në raportin në gjuhën angleze të vizitës së Kim dhe vajzës së tij.
Analistët kanë thënë se kjo është hera e parë që vajza e kom Jogn-un është përshkruar deri në këtë pikë. Asaj kurrë nuk i është thënë emri në mediat shtetërore të Penjanit, por që inteligjenca e Koresë së Jugut e ka identifikuar atë si Kim Ju Ae.
“Kjo është hera e parë që Kim Ju Ae ngritet kaq lart, në nivelin e një lidereje”, ka thënë Yang Moo-Jin, president I Universitetit të Koresë së Veriut në Seul.