Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj sot në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar Kurtin për deklaratën e fundit në lidhje me Oliver Ivanoviqin, raporton GazetaBlic.
Selmanaj thotë se qasja e kryeministrit është anti-shqiptare dhe sipas tij ky është akti më i shëmtuar që i ka ndodhur popullit të Kosovës.
“Kush i dha të drejtën këtij kryeministri të amnistojë dhe rehabiliojë ata qe vranë e masakruan shqiptarë.‘Nje person i sinqertë, i mprehtë i përkushtueshëm’, këto janë fjalët që Kurti përshkruan Ivanoviqin.A nuk është ky person që Kurti dhe VV e cilësoi si kriminel lufte.Çka po ndodhë me personalitetin e këtij kryeministrit.Çka është kjo çasje anti-shqiptare e Kurtit”, tha Selmanaj.
“Ky veprim nuk është qasje e një njeriu privat, por fatkeqësisht është qasje e kryeministrit të Kosovës.Ky veprim është kundër historisë tonë, kundër dëshmorëve e martirëve tanë, kundër familjeve të të pagjeturve, është kundër nesh si shqiptarë.Ky është akti më i shëmtuar që i ka ndodhur popullit të Kosovës.Kurti urgjentisht ta tërheq këtë video dhe të kërkojë falje. Kërkoj distancim të Konjufcës dhe Presidentes, në të kundërtën, turpi do t’ju ndjek kudo që jeni”, tha Selmanaj.


