Lajme

E bëri gruan për spital, arrestohet gjilanasi

11/21/2021 09:06
nga:Q R

Një burrë është arrestuar mesditën e së shtunës në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorisë është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Mustafa: Kurtit s’ia shoh për të madhe deklaratën e sotme, besimtarët e tij të pajtohen me mashtrimin