Pas fitores së jashtëzakonshme të Distria Krasniqit është radha e xhudistëve tjerë që ta përfaqësojnë Kosovën në “Tokio 2020”.
Majlinda Kelmendi do të zbres në tatami mëngjesin e nesërm, shkruan GazetaBlic Sport.
Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, në raundin e parë do të takohet me hungarezen Reka Pupp, kategoria deri në 52 kg.
Kelmendi është bartësja e katërt dhe vjen në këtë Olimpiadë si medaliste e artë. Lufta e parë në mes Majlinda Kelmendit dhe Reka Pupp, do të zhvillohet rreth orës 04:00 të mëngjesit të nesërm.

GazetaBlic Sport do të ju mbajë të informuar në vazhdimësi që nga fillimi i meçit të parë (04:00), duke shpresuar se xhudistja jonë do të jetë kampione në fund.
/GazetaBlic Sport/


