Kontrata e Simon Kjaer skadon në fund të sezonit dhe ai po jep sinjale se dëshiron të vazhdojë qëndrimin tek Milani.
Kapiteni i Danimarkës është një nga figurat kryesore tek kjo skuadër që nga ardhja e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Marrëveshja e tij aktuale me Rossonerët do të skadojë në qershor 2022 dhe duket se nuk ka shenja të një marrëveshjeje të re.
“Unë nuk jam më afër një rinovimi, jo, por jam në çdo rast jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu duke luajtur për Rossonerët,” tha Kjaer për mediat italiane.
“Ndihem mirë, më pëlqen të luaj dhe po shijoj jetën në Milano. Klubi e di pozicionin dhe opinionin tim për këtë. Sa herë që duan të zgjidhin çështjen, ata e dinë që mund të më telefonojnë”, përfundoi ai.
Qendërmbrojtësi aktualisht fiton rreth 1.2 milionë euro në sezon dhe një zgjatje deri në qershor 2023 nuk mendohet të jetë një pengesë shumë e madhe për 32-vjeçarin.
/GazetaBlic Sport/


