Aston Villa do të ketë kontaktuar Barcelonën në përpjekje për të ulur çmimin për Philippe Coutinho.
Sipas Sport, klubi anglez ka negociuar huazimin e mesfushorit brazilian deri në fund të sezonit, me një opsion blerjeje të vlerësuar në 40 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
“Çekanët” janë të kënaqur me paraqitjen e lojtarit, edhe trajneri Steven Gerrard poashtu, por me Barçën po mundohen të shohin nëse ka mundësi të ulin shumën e kërkuar.



