Sporti

E ardhmja e Luka Modric tek Real Madrid varet nga Toni Kroos dhe Jude Bellingham

02/14/2023 18:45
nga:Mergim Rreci

Luka Modric është në fund të kontratës së tij me Real Madridin.

Mesfushori me eksperiencë dëshiron të vazhdojë edhe një vit në shërbim të skuadrës spanjolle. Megjithatë, e ardhmja e tij do të varet nga Toni Kroos dhe Jude Bellingham (Dortmund), përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Marca, 37-vjeçari kroat po kalon një sezon të mirë, me 29 paraqitje, pesë gola dhe tre asistime dhe do të jetë i interesuar të qëndrojë.

Zyrtarët e Real Madridit po analizojnë situatën dhe Modric do të qëndrojë vetëm nëse 33-vjeçari Toni Kroos vendos të largohet dhe nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë me Jude Bellingham.

Mesfushori i talentuar 19-vjeçar i Dortmundit është gjithashtu në axhendën e PSG-së dhe Manchester Cityt dhe klubi spanjoll nuk e di nëse mund ta përballojë financiarisht, pasi tarifat e transferimit arrijnë në 130 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/