Sporti

E ardhmja e Koeman te Barcelona e paqartë

05/10/2021 18:43
nga:E K

Ronald Koeman mund të zëvendësohet nga një trajner i ri në postin e të parit të Barcelonës.

Sipas ESPN, një pjesë e bordit të Barcës do të donte që Ronald Koeman të zëvendësohej nga një menaxher tjetër në fund të sezonit, pavarësisht nga rezultati i kampionatit, shkruan GazetaBlic Sport.

Barcelona është eliminuar nga Liga e Kampionëve, por ende është në luftë për titull të kampionit në La Liga.

Barcelona duhet të mposht në këtë garë dy rivalët nga Madridi, të cilat ndodhen më lartë në klasifikim në tabelën e ligës elitare spanjolle.

/GazetaBlic Sport/