Sporti

E ardhmja e Casemiros mbetet e paqartë, raportohet për një largim të mundshëm nga Real Madrid

05/14/2022 23:57
nga:Mergim Rreci

Casemiro mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Mesfushori i padiskutueshëm i Merenges, 30 vjeç, ka kontratë deri në vitin 2025, kuotohet 50 milionë euro dhe kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain dhe Juventus, përcjell GazetaBlic Sport.

Casemiro ka shkëlqyer tek skuadra spanjolle, duke fituar numër të madh të trofeve në vitet e fundit.

Ai ka qenë vendimtar edhe në sukseset e skuadrës në këtë edicion, por tashmë mund të ndryshojë skuadër.

/GazetaBlic Sport/