Sporti

E ardhmja e Ansu Fatit, këto janë të rejat nga takimi i tij me agjentin Mendes

09/16/2021 14:12
nga:Mergim Rreci

Jorge Mendes ishte në Barcelonë të mërkurën, ku u takua për darkë me Ansu Fati, kontrata e të cilit me përfundon në qershor 2022, por mendon një opsion për dy vjet të tjera.

Sipas El Mundo Deportivo, agjenti portugez është i interesuar që të vazhdojë bashkëpunimin me Barcelonëm, por që dëshiron një rritje të konsiderueshme të pagës së Fatit, përcjell GazetaBlic Sport.

Nga ana e tij, sulmuesi 18-vjeçar do t’i ketë thënë biznesmenit se nuk do të vendosë asnjë pengesë për marrëveshjen dhe është gati edhe ai që të ketë edhe disa vite me skuadrën nga Katalunia.

Por mund të ketë një problem shtesë për faktin që Barcelona është në krizë dhe se rritja e pagës së tij mund të shihet si problematike.

/GazetaBlic Sport/