Era Istrefi dhe Mozzik shtuan kureshtjen se do e publikojnë një bashkëpunim, megjithatë siç duket gjithçka ka ndryshuar në minutën e fundit.
Ishte Mozzik, ai i cili publikoi një fotografi bashkë me Erën, derisa shtuan dyshimet se do lansojnë një projekt muzikor.
Mirëpo, pas dy dite, artistët e estradës e njohur fshinë postimin dhe Mozzik u deklarua se projekti me Erën u anulua.
Përveç informacionit, reperi nuk e tregoi arsyen e mos publikimit të këngës për fansat.
Ndërkohë, pas gjithë ngjarjes Era Istrefi ka vepruar me ashpërsi ndaj reperit duke e hequr nga ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Se cila është arsyeja e këtij veprimi nga Era deri tani mbetet një enigmë.