Lajme

E akuzuan Demokratët për Drenasin se sulmoi fizikisht një anëtar të tyre, vjen deklarata e Ramiz Lladrovcit

10/16/2021 23:19
nga:Gazeta Blic

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas akuzave nga Demokratët pë Drenasin, se kishte sulmuar një zyrtar të tyre.

Lladrovci ka theksuar se ky lajm nuk është i vërtetë.

Ju njoftoj se as nuk ka pasur sulm as tendencë për sulm ndaj ish kandidatit për kuvend nga PDK, tash anëtar i një subjekti tjetër politik”, ka theksuar ai.

Reagimi i plotë:

Qytetarë të komunës së Drenasit,

Sonte në disa portale lokale dhe profile të rrejshme në facebook, u promovua një lajm gjoja se unë kam sulmuar një kandidat nga një subjekt tjetër politik.

Kamerat e sigurisë janë në vendin e ngjarjes dhe mund të verifikohet lehtë se krejt çka ka ndodhur. Në hyrje të një lokali, me këtë kandidat të cilin e kam përkrahur për zgjedhjet parlamentare, jemi përshëndet dhe secili ka shkuar në drejtimin e vet.

Ju njoftoj se as nuk ka pasur sulm as tendencë për sulm ndaj ish kandidatit për kuvend nga PDK, tash anëtar i një subjekti tjetër politik.

E vetmja e vërtetë është se jemi përshëndet dhe jemi ndarë si miq, asgjë më shumë. Nuk ka pasur kurrfarë konflikti as sulmi fizik.

Kjo është tendencë për viktimizim të një subjekti garues që pas fushatës tonë të shkëlqyer po përpiqet të marrë vëmendjen.

Ky inskenim gjatë heshtjes zgjedhore bëhet me qëllim të caktuar.

Subjekti politik “Demokratët për Drenasin” kanë akuzuar kandidatin për kryetar të PDK’së, Ramiz Lladrovci, se e ka sulmuar fizikisht anëtarin e tyre, Fatmir Dugolli.

 

Demokratët për Drenasin akuzojnë Ramiz Lladrovcin: E sulmoi fizikisht Fatmir Dugollin