Zëvendësministrja e parë e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzhaparova nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ka deklaruar se Rusia po shkakton qëllimisht katastrofën humanitare në qytetin Mariupol.
Ajo shpërndau një foto të qytetit i cili duket i mbuluar nga tymi si pasojë e granatimeve të vazhdueshme ruse mbi Mariupolin.
Dzhaparova shtoi se pushtuesit rusë po vazhdojnë të bllokojnë qasjen e ndihmës humanitare në qytet, ku njerëzit janë të kapluar nga uria.
“Mariupol i rrethuar nën granatimet e përhershme ruse. Një foto e bërë sot.Pushtuesit rusë vazhdojnë të bllokojnë qasjen e ndihmës humanitare në qytet. Njerëzit janë të uritur. Rusia shkaktoi qëllimisht katastrofë humanitare në Mariupol”, shkroi Dzhaparova në Twitter.
Besieged #Mariupol under permanent #Russian shelling. A photo taken today.
Russian occupants keep blocking access of humanitarian assistance to the city. People are starving. #Russia deliberately caused humanitarian catastrophe in Mariupol.#SaveMariupol #StandWithUkraine pic.twitter.com/TLvdvFYA2c— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) March 25, 2022


