Sporti

Dzeko për vdekjen e Blazevic: Unë do të të dua përgjithmonë

02/08/2023 09:01
nga:Mergim Rreci

Ka ndërruar jetë trajneri legjendar Miroslav Çiro Blazheviq.

Ciro ka kohë që luftonte me kancerin e prostatës dhe tani fatkeqësisht e ka humbur atë betejë. Ciro duhej të festonte nesër 88-vjetorin e lindjes, transmeton GazetaBlic Sport.

Çiro Bllazheviq luajti për ekipe si Dinamo e Zagrebit, Lokomotiva, Sarajeva, Rijeka e Sioni.

Ai ishte edhe trajner i Prishtinës në vitin 1986, në kohën kur tani klubi i kryeqytetit të Kosovës luante në ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë.

Në lidhje me vdekjen e tij, ka reaguar edhe futbollisti i njohur boshnjak, Edin Dzeko, i cili e kishte edhe trajner.

“Trajneri im, prehu në paqe. Unë do të të dua përgjithmonë. Ngushëllime te sinqerta familjes!”, shkruajti Dzeko në postimin e tij.