Sporti

Dzeko: Nuk besonin se mund ta kalonim grupin, jemi më të fortë se Barça

10/27/2022 08:33
nga:Lorik J

Edin Dzeko ishte lojtari i ndeshjes ditën e djeshme në fitoren e Interit me rezultatin 4-0, ku boshnjaku shënoi dy gola. Ai foli për kualifikimin e Interit në 1/16.

“Është shumë e rëndësishme. Në short pothuajse askush nuk e besonte se do t’ia dilnim, pak mendonin se do kalonim grupet. Përkundrazi, ne u treguam të gjithëve se jemi Inter.

Inter është shumë i fortë, më i fortë se Barcelona, e treguam këtë gjë kundër tyre”, është shprehur sulmuesi zikaltër.

/abcnews