Edin Dzeko ishte tejet i nervozuar pasi u zëvendësua për Bosnjën dhe Hercegovinën – duke hedhur shishen e tij të ujit në dysheme nga zemërimi.
Dzeko u nxor nga fusha në minutën e 63-të të ballafaqimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Dzeko – që tani luan futboll në Gjermani për Schalken – u zëvendësua nga Ermin Mahmic.
Por ai me sa duket mbeti i frustruar ndërsa përplasi shishen e ujit në tokë nga zemërimi.
Pavarësisht zemërimit të tij, ishin festime për Dzekon dhe ekipin e tij në kohën e plotë, ndërsa Bosnja duket në prag të avancimit në fazat eliminatore të Kupës së Botës për herë të parë, pas fitores 3-1 ndaj Katarit.
/GazetaBlic Sport


