Edin Dzeko ka debutuar xhiron e kaluar me Interin ndaj Genoas.
Sulmuesi boshnjak ishte protagonist në fitoren e Interit me rezultat 4-0, duke kontribuar me një gol dhe një asistim, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi i ri i Inter u prononcua në një intervistë për Inter TV dhe tha se ndjehet sikur ka luajtur prej kohësh për këtë klub.
“Debutimi me fanellën e Interi ishte një ditë emocionuese, veçanërisht pasi ishte ndeshja e parë me tifozët përsëri në stadium”, tha fillimisht ai.
“Nëna ime ishte gjithashtu në San Siro. Ishte një ditë e rëndësishme, që përfundoi me fitoren tonë dhe një gol për të cilin punova shumë. Unë nuk kisha shënuar për një kohë të gjatë në Serie A, kështu që ishte e rëndësishme të thyeja atë thatësirë dhe të rritja besimin tim për të ardhmen”, vazhdoi sulmusi i Inter.
“Ndihem sikur kam luajtur këtu për vite, jam shumë mirë me shokët e skuadrës dhe ne punojmë së bashku pa probleme. Kjo sepse ka shumë kampionë këtu që dinë të luajnë futboll, kjo është arsyeja pse unë erdha në Inter “, përfundoi boshnjaku.
/GazetaBlic Sport/


