Sporti

Dzeko: Jam 37 vjeç, por ende dua të luaj për Interin

03/23/2023 08:23
nga:E K

Edin Dzeko garanton se aspiron të vazhdojë të luajë për Interin edhe për një periudhë më të gjatë pavarësisht moshës së tij që tashmë është 37 vjeçar.

Nëse jam 37 vjeç dhe jam ende këtu, do të thotë se dua të luaj akoma. Shumë në moshën time kanë braktisur tashmë, por unë nuk e kam këtë dëshirë. Unë luaj çdo tre ditë në Inter dhe nuk dua apo kam nevojë për pushime”, theksoi sulmuesi, në një konferencë për shtyp, duke parë ndeshjen mes Bosnje Hercegovinës dhe Islandës, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi boshnjak, i cili ka luajtur 38 ndeshje, 11 gola dhe katër asistime këtë sezon, është në fund të kontratës së tij, por Interi do të jetë i interesuar ta rinovojë për një sezon.

/GazetaBlic Sport/