Kupa e Botës 2022

Dzeko i befasuar nga Kroacia: U tregua skuadër e madhe, pres spektakël tjetër në gjysmëfinale

12/11/2022 20:55
nga:Lorik J

Kroacia i surprizoi të gjithë, duke mbërritur deri në gjysmëfinalen e Botërorit.

Sulmuesi boshnjak i Interit, Edin Dzeko ka vlerësuar në maksimum këtë skuadër, në një deklaratë për index.hr.

“Një tjetër gjysmëfinale e Kupës së Botës nuk mund të jetë rastësi. Kroacia u tregua edhe një herë skuadër e madhe dhe ndaj Brazilit tregoi karakterin, forcën dhe pjekurinë që kanë vetëm ekipet e mëdha. Askush nuk besoi në fitoren e Kroacisë dhe prandaj është edhe më e bukur. Pres një spektakël tjetër në gjysmëfinale. Nuk ka më favoritë” – Tha ai.