Sporti

Dzeko: Donim edhe golin e tretë ndaj Milanit, por s’është keq as me dy gola avantazh!

05/11/2023 09:29
nga:L J

Mbrëmë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Interi mposhti Milanin me rezultat 2:0 në derbin e madh të qytetit. Një nga heronjtë e ndeshjes ishte Edin Džeko, i cili arriti të futej në listën e golashënuesve dhe pas ndeshjes, ai u pyet se çfarë po ndodhte me kontratën e re dhe ai vendosi të përgjigjet.

“Sa vjeç jam? Sa vjeç thashë herën e fundit? Është e vërtetë që jam mirë dhe ndihem i pushuar dhe i freskët, ndoshta sepse nuk luajta tre ditë më parë. Nuk është çdo ditë që luan një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”, tha Dzeko dhe shtoi:

“Të gjithë ata që më njohin e dinë që jam i tillë, ndoshta ndonjëherë golat nuk vijnë, por unë jap kaq shumë në fushë dhe nuk ka të bëjë vetëm me golat. Edhe sonte kam punuar për ekipin dhe kjo është shumë e nevojshme në këto lojëra”.

“Kur do ta vazhdoj kontratën? Duhet të pyesni drejtuesit e klubit, varet prej tyre”, tha Dzeko duke buzëqeshur.

“Mund ta shënonim edhe golin e tretë, por jemi të kënaqur edhe me dy”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport