Sporti

Dzeko: Do të vazhdojë të luajë, sekreti është puna e vështirë

01/05/2023 07:57
nga:Mergim Rreci

Edin Dzeko ishte figura kryesore në fitoren e Interit ndaj Napolit, kur shënoi golin që solli fitoren e Nerazzurrëve (1-0).

Sulmuesi 36-vjeçar boshnjak zbuloi se sekreti i jetëgjatësisë së tij është mënyra e vështirë që ai punon çdo ditë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sekreti është puna e vështirë, sepse është e pamundur të arrish diku pa punuar shumë. E di që jam 36 vjeç, por dua të vazhdoj të luaj në nivelin më të lartë. Do të vazhdoj për sa kohë të arrij të bëj diferencën”, tha sulmuesi duke folur për DAZN.

Nerazzurrëve iu desh të fitonin për të mos mbetur 11 pikë prapa liderit, Napolit. Ky rezultat e mbajti të hapur shpresën për titull.