Sporti

Dzeko debuton me gol te Interi në miqësoren ndaj Dynamo Kievit

08/14/2021 19:43
nga:E K

Edin Dzeko ka shënuar në ndeshjen e tij të parë me Interin.

Dzeko nuk është zyrtarizuar ende si futbollist i Interit nga klubi.

Megjithatë sulmuesi është inkuadruar në formacionin e parë të ekipit në miqësoren që po e zhvillojnë ndaj Dynamo Kievit.

Pas pjesës së parë ‘Nerazzurët’ po triumfojnë 2-0, golin e parë e shënoi Nicolo Barella.

Ndërsa të dytin e realizoi Dzeko në min e 34’ për të dyfishuar epërsinë.

Boshnjaku e nis aventurën e re në mënyrë fantastike.