Sporti

Zbulohet gjithçka, kështu e përgatiti Paulo Sousa duelin me Shqipërinë, kishte disa këshilla të veçanta për futbollistët e tij

10/14/2021 18:47
nga:Mergim Rreci

Polonia ka triumfuar ndaj Shqipërisë në ndeshjen e luajtur ditën e martë.

Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante në “Air Albania”, ndeshje kjo që u shoqëruar edhe me disa probleme, shkruan GazetaBlic Sport.

Secili prej trajnerëve e kishte përgatitur në mënyrën e tij këtë duel i cili në fund pa polakët fitimtarë falë golit të Swiderskit.

Federata Polake ka publikuar sot pjesë nga përgatitjet e kësaj ndeshje, duke treguar edhe analizën taktike që i bëri Sousa ndeshjes me ekipin në ditën e sfidës. Aty shfaqet trajneri teksa udhëzon Lewandowskin dhe futbollistët e tjerë se si të veprojnë te pikat e dobëta të Shqipërisë.

“Do të ketë shumë sfida, do të duhet shumë intensitet, shumë përqendrim. Mesfuhsorët tanë duhet të kontrolljnë shumë mirë mesfushorët e tyre, sidomos në 1/3 e fundit të fushës.

Më e rëndësishmja është të mos lejojmë të luajnë lojtarët kyç. Kjo do të thotë dy mesfushorët e qendrës më të avancuar dhe dy qendërmbrojtësit e krahëve, ata janë personat që mund të diktojnë pak më shumë gjërat.

Ne kemi mundësinë në disa pjesë të hedhim topin në zonë. Hidhni topin në zonë. Luani 2 kundër 2. Luani në ajër se jemi më të fortë se arta”, tha Sousa para lojtarëve.