Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë se është shqetësuese situata me numrin e madh të votuesve në Junik, të cilët me shumë gjasa nuk janë banorë të kësaj komune, raporton GazetaBlic.
Demhasaj thotë se ky është një fenomen që urgjentisht duhet hetuar deri në fund nga organet kompetente.
Ai tutje shton se manipulimi i listave të votuesve e dëmton rëndë procesin zgjedhor dhe e cenon besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit.
Postimi i plotë:
Shqetësuese situata me numrin e madh të votuesve në Junik, të cilët me shumë gjasa nuk janë banorë të kësaj komune!
Ky është një fenomen serioz që urgjentisht duhet hetuar deri në fund nga organet kompetente.
Manipulimi i listave të votuesve e dëmton rëndë procesin zgjedhor dhe e cenon besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ftoj Prokurorinë që ta trajtojë me prioritet këtë rast dhe të nxjerrë në pah të vërtetën me fakte për atë që po ndodh në Junik.
Mund të bëhesh kryetar me votat e junikasve,
por jo me vota të importuara nga komuna të tjera!
Kjo është goditje e drejtpërdrejtë ndaj demokracisë që e kemi ndërtuar me mund e sakrificë ndër vite.
Juniku është i junikasve.
Junikasit e zgjedhin kryetarin e tyre!
Hetim e Rivotim ne Junik!


