Lajme

Dyshohet se u goditë me katër plumba, Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj

09/16/2025 08:45
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka publikuar detaje të reja lidhur me vrasjen e mbrëmshme në Balaj të Ferizajt, ku një 40- vjeçar humbi jetën.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe të dyshuarit i cili është arrestuar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur pistoleta dhe 4 gëzhoja të plumbave.

Policia ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një pushkë gjuetie me 72 fishekë dhe një pushkë ajrore.

“ Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën dhe 4-gëzhoja që dyshohet se janë shkrepur nga i dyshuari. Po ashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një pushkë gjuetie, me 72 fishekë cal-12 mm, dhe një pushkë ajrore”, thuhet në raportin 24 – orësh të PK-së.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.