Lajme

Dyshohet se publikoi fotografi të një gruaje në rrjetet sociale, arrestohet burri nga Obiliqi

02/06/2023 09:53
nga:G B

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar e më pas e ka liruar një person në Obiliq, nën dyshimin se ka publikuar jashtëligjshëm fotografitë e një gruaje në rrjetet sociale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, ndërsa rasti është iniciuar si “ngacmim”.

“Ankuesja kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte publikuar disa foto të viktimës në rrjete sociale. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.