Sot rreth orës 16:30 është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kuçicë të Skenderajt.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zaiti.
Sipas tij, personi në fjalë është i moshës 66-vjeçare dhe nuk dihen shkaqet e vdekjes.
Mirëpo, sipas raportimeve të fundit thuhet se është gjetur i vdekur në lumin Klina, në afërsi të fshatit Kuqicë të Skenderajt dhe prej ditësh familja e tij ishte në kërkim të tij, pasi ishte zhdukur.


