Një 40-vjeçare nga Kamenica ishte dërguar pa shenja jete mbrëmë në mesnatë në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Ajo dyshohet se vdiq, pasi pati alergji në një injeksion që mori.
Kjo u bë e nga drejtori i Gjilanit, Arsim Emini, për Klankosova.tv i cili ka thënë se pacientja ishte rikther në jetë pas intervenimit emergjent dhe reanimimit.
“Unë nuk kam qenë, por mjeku kujdestar më ka lajmëruar se mbrëmë kah mesnata e kanë sjell pa shenja jete në spital gruan në fjalë. Menjëherë, ekipi shëndetësor i spitali e ka filluar reanimimin i cili është bërë diku për 40 minuta. Ajo ka fituar një puls, mirëpo jo në gjendje të mirë. Ajo e intubuar është përcjell për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ajo është dorëzuar në Emergjencën e QKUK-së”,ka thënë Emini.
Mjeku kujdestar të Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka thënë “Ne në klinikë nuk e kemi pranuar një rast të tillë, asnjë paciente që thoni ju”.
Për rastin në fjalë, Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por nuk kanë qenë të qasshëm