Lajme

Dyshohet se një 28-vjeçar u vetëvra mbrëmë në stacionin e trenit në Fushë Kosovë

04/16/2021 09:12
nga:M K

Një 28-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje mbrëmë në parkingun e stacionit të trenit në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se ky rast ka ndodhur rreth orës 23:30.

“Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:30, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se “Trupi i pajetë i viktimës A.T (mashkull) 28 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

LEXO EDHE:

Arbërie Nagavci: Nga e hëna rifillon mësimi parauniversitar në Kosovë – Pa kufizime për pjesëmarrje fizike