Lajme

Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën në Korçë, arrest me burg për 59 vjeçarin

11/13/2023 14:45
nga:N K

Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg”, një 59-vjeçari i cili u arrestua tre ditë më parë nën dyshimin se ngacmoi seksualisht një 13-vjeçare.

Ai nuk e pranoi se e ka kryer këtë vepër penale, ndërsa mbrojtja e dyshuarit ka kërkuar një masë më të butë sigurie për klientin e tij, raporton Euronews.com.

59-vjeçari u arrestua të premten pas denoncimit në polici nga familjarët e të miturës.