Një shtetas i huaj është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:10 dhe u iniciua si “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Gjakovë 01.09.2025-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që i njejti nën ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.


