Lajme

Dyshohet se ndihmoi në kryerje të veprës penale, suspendohet polici rrugor

04/23/2026 14:38
nga:Sh R

Inspektorati Policor i Kosovës i kanë rekomanduar mbrëmë Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari të angazhuar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet ndaj zyrtarit policor janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale”.

Bëhet e ditur se pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.