Lajme

Dyshohet se motra e mbyti me jastëk motrën në Fushë Kosovë

05/10/2021 08:39
nga:Q R

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një femër në Fushë Kosovë, derisa, dyshimet e para janë se ajo e ka mbytur motrën e saj.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës e kanë arrestuar të dyshuarën pasi që është gjetur pa shenja jetë motra e saj.

E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë 09.05.2021 – 11:50. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëri të ditur policia.

Mbi 6 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë