Lajme

Dyshohet se kanosi disa punëtorë ta ndërpresin punën, arrestohet i dyshuari në Lipjan

09/13/2024 09:15
nga:N K

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur disa punëtorë që ta ndërpresin punën.

Arrestimi i personit të dyshuar ka ndodhur ditën e enjte.

“Fsh. Shalë, Lipjan / 12.09.2024 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se përmes presionit dhe kanosjeve kishte tentuar që t’i detyroj disa punëtorë që ta ndërpresin punën”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.