Lajme

Dyshohet se janë helmuar disa qenë në Prishtinë

04/15/2021 09:51
nga:Q R

Disa qenë dyshohet se janë helmuar në Matiqan.

Në përshkrimin e një videoje e cila është publikuar në rrjetet sociale, përkatësisht nga faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”, thuhet se deri tani tre qenë kanë ngordhur.

“Dyshohet për helmimin e qenve në Matiqan. Tre të ngordhur deri tani. Njërën tentuam ta shpëtojmë mirëpo as ndërhyrja e veterinarit nuk arriti ta shpëtojë”, thuhet në përshkrim.

Ende nuk dihen më shumë detaje rreth rastit.

“Dikush prej të akuzuarve nga Specialja ka marrë para më shumë se që duhet”