Lajme

Dyshohet se hynë kundërligjshëm në Kosovë, të dyshuarave u kapen dy radiolidhje dhe një thikë

10/06/2024 18:03
nga:G B

Dy burra në Bube të Zubin Potokut janë ndalur nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se me automjetin e tyre me targa vendore kanë hyrë kundërligjshëm në territorin e Kosovës.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar dy radiolidhje dhe një thikë xhepi.

“Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.