Policia në Gjilan ka kryer kontroll në shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të tre personave të shtunën, pasi të njëjtit dyshohen se natën e Vitit të Ri kishin shtënë në ajër me armë të ndryshme.
Sipas policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar, tri lloje pushkë gjuetie, një pistoletë e llojit Cervena Zastave, 19 gëzhoja të kalibrit 9x9mm dhe 12 7x7mm, si dhe 7 fishekë, pesë karikatorë si dhe 216 fishkë të kalibrit 30.06 mm.
Disa nga këto kanë qenë edhe me leje, bën të ditur policia.
Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe ndaj tyre pritet të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Komunikata e plotë:
Armëmbajtje pa leje dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
Gjilan, 06 janar 2025
Me datën 04.01.2025 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me leje të Prokurorit të Shtetit ka realizuar një kontrolle në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tre të dyshuarve R.H. (viti i lindjes 1979), R.H (viti i lindjes 2002) dhe A.H. (viti i lindjes 2003) të gjithë meshkuj kosovar nga fsahti Cernicë.
Kontrolli është realizuar pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operative dhe sigurimit të provave se të dyshuarit mes të datave 31.12.2024-01.01.2025 dyshohet se kanë shtënë në ajër me armët e poshtëshënuara, armë të cilat janë sekuestruar gjatë kontrollit:
– Një (1) pushkë gjuetie e llojit Liberti Arms e kalibrit 12 mm (me leje),
– Një (1) pushkë gjuetie e llojit Lupo Benelli e kalibtir 308 mm (me leje),
– Një (1) pistoletë e llojit Cervena Zastave (me leje),
– Një (1) pushkë automatike e llojit Thomson Submachine Gun e kalibtir 45 mm pa leje përkatëse,
– Një (1) pushkë gjuetie e llojit Benelli Agro
– Nëntëmbëdhjetë (19) gëzhoja të kalbitir 9×9 mm,
– Dymbëdhjetë (12) gëzhoja të kalibtir 7×76 mm,
– Dy (2) gëzhoja të kalibtir 306 mm,
– Shtatë (7) fishekë të kalbitir 9 mm,
– Pesë (5) karikatorë të zbrazet dhe
– Dyqind e gajshtëmbëdhjetë (216) fishekë të kalibtir 30.06 mm.
Tre të dyshuarit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, rast i cili do të procedohen në Prokurorinë Themelore.