Lajme

Dyshohet se fotografoi votën, arrestohet një person në Kamenicë

11/14/2021 14:50
nga:N M

Është shoqëruar në polici një person në Kamenicë, pasi që dyshohet se ka fotografuar votën.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani konfirmoi se një person është shoqëruar në stacion policor dhe prokurori kujdestar është dalë në vendin e ngjarjes.

“Një person është shoqëruar për në stacion nën dyshimin për fotografim të votës. Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me çështjen”, tha Hashani.

Ai gjithashtu shtoi se rasti ka ndodhur në objektin e Gjimnazit në Kamenicë.

Ruzhdi Shehu e mohon se është arrestuar djali i tij