Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Drenas, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar seksualisht një të mitur, derisa e njëjta ishte në shtëpinë e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore.
“SULM SEKSUAL – Gllogoc 04.03.2024-22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare – e mitur, derisa viktima ishte në shtëpinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima pas intervistimit në prezencë edhe të punëtorit të QPS-së, do të dërgohet për ekzaminime mjekësore. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.