Lajme

Dyshohet se dhunoi një grua në Klinë, arrestohet i dyshuari

09/07/2023 09:34
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është dërguar për ekzaminimin gjinekologjik ndërsa i arrestuari, është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Është arrestuar një burrë nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar një grua, në Klinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për ekzaminimin gjinekologjik ndërsa i arrestuari, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e Dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje ne rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rasti në procedurë hetimore.

I njëjti ka ndodhur në Klinë, pasditen e së mërkurës.