Mbrëmjen e sotme, në Tetovë ka ndodhur një ngjarje tragjike ku një 39 vjeçar me inicialet S.N, është gjetur i pajetë në banesën e tij, me plagë në kokë nga arma e zjarrit.
Sipas raportimeve, S.N. jetonte së bashku me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja në shtëpi, transmeton klankosova.tv.
Ekipet e Emergjencës Mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë, duke e transportuar atë në Qendrën Urgjente të Tetovës për trajtim mjekësor.
Mediat maqedonase thonë se në dhomën ku u gjet viktima, është sekuestruar një pushkë gjuetie, teksa dyshohet se aktin e kreu babai, pas një zënke familjare me djalin.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me prokurorin publik.