Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person që dyshohet për vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Prishtinë.
Policia ka njoftuar edhe se personi i dyshuar: M.M., 31 vjeç, shtetas i Malit të Zi, është intervistuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi:
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë
Prishtinë, 27 janar 2026 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka arrestuar sot një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë, e cila dyshohet se ka ndodhur më 28.02.2025 në fshatin Sharban të Prishtinës.
I dyshuari ishte identifikuar më herët falë veprimeve operative dhe hetimore të Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit dhe ishte shpallur në kërkim policor. Si rezultat i këtyre veprimeve, ai është ndaluar dhe arrestuar gjatë ditës së sotme.
Personi i dyshuar: M.M., 31 vjeç, shtetas i Malit të Zi, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.


