Lajme

Dyshohet për vjedhje, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarës

06/29/2023 15:55
nga:Y I

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një gruaje që dyshohet se më 17 shkurt 2023 në Skenderaj ka kryer veprën penale “Vjedhje”.

Policia kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me të dyshuarën apo vendndodhjen e sajë, të lajmëroj Policinë.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Mitrovicë, 29 qershor 2023
Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, mbi bazën e të cilit është lejuar publikimi përmes mediave të shkruara dhe elektronike i fotografisë së të dyshuarës me shpresë se në bashkëpunim më qytetaret do të bëhet e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarës.

Personi në foto dyshohet se me datën 17 shkurt 2023, në Skenderaj ka kryer veprën penale “Vjedhje”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me të dyshuarën apo vendndodhjen e sajë, të lajmëroj Policinë.

Informacione për të dyshuarën në kërkim, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192
– +381 (0)28 582 076- Stacioni Policor në Skenderaj
– 044/192 218
– E-mail adresa: [email protected]