Lajme

Dyshohet për vjedhje, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij

10/09/2024 15:28
nga:G B

Policia në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informative për kapjen e një të dyshuari për vjedhje.

“Sektori hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi|.

“Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e policisë për bashkëpunim me qytetarët.