Lajme

Dyshohet për neglizhencë në Spitalin e Gjlanit, dëmtohen ampula me vlerë 20 mijë euro

01/01/2026 10:06
nga:Y I

Është raportuar se në spitalin e Gjilanit në repartin e oftalmologjisë janë dëmtuar 185 doza ampula të cilat kishin qenë duke u ruajtur në frigorifer,

Policia ka bërë të ditur se dyshohet se stafi përgjegjës ka dështuar që ta bëjë ruajtjen e tyre sipas normave të lejuara.

Në njoftimin e policisë thuhet se vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro.

“Është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.