Policia e Kosovës ka dhënë detaje për mjetin e dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazeta Blic se policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative për menaxhim të situatës.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.
Dyshohet për mjet shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe