Lajme

Dyshohet për dy të plagosur në Bardhosh, Policia jep detaje

12/01/2021 16:32
nga:M K

Të shtëna me armë zjarri ka pasur para pak minutash në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Këtë për GazetaBlic e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur.

Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka thënë Agron Borovci për GazetaBlic.