Lajme

Dyshohej për shitje të paautorizuar të armëve, arrestohet një person në Skenderaj

11 ditë më parë
nga:Sh R

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Klinë të Mesme të Skenderajt është arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën ‘‘import, eksport, furnizim, transportim, shitje e paautorizuar e armëve dhe materieve plasëse’’.

Në raportin e PK-së thuhet edhe se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

‘‘IMPORT, EKSPORT, FURNIZIM , TRANSPORTIM , SHITJE E PAAUTORIZUAR I ARMËVE APO MATERIEVE PLASËSE

Klinë e Mesme, Skenderaj / 03.04.2025-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar Policia.