Sporti

Dyshja kosovare në top formë, pas Emërllahut edhe Korenica realizon gol në Rumani

08/17/2025 19:16
nga:L J

Skuadra e Cluj ka shënuar sërish ndaj Botosanit.

Golin e tretë dhe të avantazhit për Cluj e ka shënuar mesfushori kosovar, Meriton Korenica, shkruan GazetaBlic Sport.

Korenica realizoi pas 80 minutave lojë, duke rikthyer avantazhin e ekipit.

Rezultati aktual i takimit është 3-2.

/GazetaBlic Sport