Lajme

Dyshimi për ryshfet astronomik në Ministrinë e Liburn Aliut, vjen reagimi i parë nga LDK: Presim nga Prokuroria zbardhjen e rastit

06/02/2022 17:12
nga:Q R

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, vlerëson se që nga ardhja në pushtet e partisë së Albin Kurtit, LVV, rastet me dyshime korruptive kanë filluar të bëhen përditshmëri, shkruan GazetaBlic.

Halimi në një prononcim për GazetaBlic, thotë se me shqetësim të lartë janë duke e përcjellur ngjarjen e fundit të raportuar, lidhur me skandalin e ryshfetit astronomik në Ministrinë e Liburn Aliut.

“Rastet me dyshime korruptive kanë filluar të bëhen përditshmëri nga partia në pushtet e cila erdhi në krye të vendit pikërisht si rezultat i premtimeve që qeverisja e tyre do të jetë ndryshe.Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e përcjellë me shqetësim ngjarjen e fundit të raportuar nga mediat lidhur me skandalin e ryshfetit, i cili ka të bëjë me 30 mijë euro ryshfet veç për dërgimin e një emaili tek autoritetet se është kryer puna nga kompania ‘Infratek’ në rrugën Gjakovë-Dollc”, deklaron Halimi

Derisa flet për qeverinë Kurti, Halimi deklaron se presin nga Prokuroria nisjen e hetimeve për rastin në fjalë.

Ndërkaq, thekson se raportimi i mediave duhet të konsiderohet burim i mjaftueshëm për zbardhjen e rastit.

“LDK mirëpret nisjen e hetimeve nga Prokuroria dhe shpreson që sa më shpejt të zbardhet kjo aferë korruptive. Raportimet e mediave duhet të jenë një burim i mjaftueshëm dhe i rëndësishëm për të zbardhur të vërtetën jo vetëm në rastet si kjo”, vlerëson ajo.

/GazetaBlic

Afera jaranat e Liburnit: Ryshfet astronomik në Ministrinë e Liburn Aliut

 

E konfirmon Kryeprokurori: Kanë nisur hetimet për aferën korruptive në Ministrinë e Liburn Aliut